Sali Berishës NUK do t’i “digjet” mandati i deputetit dhe do të vazhdojë të bëjë opozitë nga maja e dritares, kjo falë “dhuratës” që ka marrë sot prej Lindita Nikollës.
Sot në mënyrë të turpshme kryeparlamentarja Lindita Nikolla iu “bind” urdhrit të Flamur Nokës dhe Sali Berishës. Sipas Nikollës, Berisha nuk po mungon pa arsye në Kuvend prandaj nuk do t’i digjet mandati.
“Dua t’i japim fund spekulimeve. Qenia e një personi nën këtë masë nuk mund të konsiderohet si mungesë pa arsye në Kuvend. Jemi konsultuar me njohës të ligjit dhe Kushtetutës“, tha Nikolla.
Saliu po sjell vërdallë jo vetëm drejtësinë por tashmë po i bën “zborr” edhe mazhorancës socialiste e cila e hëngri “presionin” e pak ditëve më parë që bëri Flamur Noka.
“Nëse regjimi bën eskalimim mbi ligj dhe Kushtetutë, atëherë demokratët do japin sinjale që situata do të eskalojë. Asnjë rrugë tjetër s’ka. I them Lindës së Parlamentit si instrument në duart e sulltan Surrelit bëni kujdes. Cila qoftë vendimmarrja e Kuvendit opozita ka në plane të tregojë muskujt”, tha Flamur Noka më 23 Qershor i cili mesa duket ka “frikësuar” Lindita Nikollën.












