Instituti i Statistikave ka publikuar zyrtqrisht të dhënat e Censin të Popullsisë dhe Banesave.
Mësohet se nga regjistrimi, rezulton se në Shqipëri jetojnë 2 milionë e 412 mijë e 113 banorë, konkretisht 755 mijë familje, me madhësi 3.2 anëtarë.
Popullsia ka rënë 16% që nga viti 2011. Në periudhën 2001-2011 popullsia ra me 8%. Pra rënia e popullsisë thuajse është dyfishuar gjatë këtyre viteve.
Më herët, Sali Berisha abuzonte me shifrat e nxjerrë nga “puseta dixhitale”, duke deklaruar se në Shqipëri kanë mbetur vetëm 1.5 milionë banorë.












