Gazetari Artan Hoxha thotë se kandidimi i mundshëm i djalit të Belerit në Himarë, do të dëmtonte opozitën.
Hoxha tha se Petro Beleri, djali i Fredi Belerit, ka udhëhequr fushatën e babait të tij në Himarë dhe një kandidim i tij në Himarë do të sillte personazhe nga ekstremi i djathtë gjatë fushatës.
“Opozita nuk duhet të mbështesë çdo lloj kandidati nga OMONIA dhe PBDNJ, pa vendosur disa kritere. Nëse do të kemi të bëjmë me kandidatë që kanë qenë 2-3 herë në burg, atëherë nuk e di kush i shërben. Opozita duhet të jetë shumë e kujdesshme, kur të pranojë kë kandidat që të mbështesë. Në rastin konkret nëse opozita nuk vendos kritere, do të fusë “kokën si struci”, kur i sillnim vendimet e Belerit. Nëse do të miratojë çdo kandidat, Petro Beleri, djali i Belerit, ka udhëhequr fushatën ne emër të babait të tij. Nëse do të sjellim të njëjtin grup, do ta shikoni, do ti keni të gjithë këtu, ekstremin e djathtë. Nëse kjo opozitë e mbështet, problemi nuk do të jetë mazhoranca por opozita. Shiko si përfundoi Rama, një zonë që këmnbëngul se nuk është minoritare, mori një minoritar që e ka patur edhe kundërshtar, që ti mbyllë gojën Greqisë“, tha Hoxha.












