Klevis Balliu i ka bërë thirrje militantëve të opozitës me shprehjen “o SOT, o KURRË” duke kërkuar pjesëmarrje të madhe në protestën që ka thirrur Sali Berisha, nesër para Kryeministrisë.
Çuni i Fariut, ka kërkuar qeveri teknike para zgjedhjeve parlamentare të 2025, por harron që të gjitha sondazhet tregojnë se me Saliun PD-ja nuk ka shanse kurrë që të vijë në pushtet.
“Do shkojmë në zgjedhje, por duhet qeveri teknike, sepse këtyre pushtetarëve nuk mund t’ju besohet menaxhimi i vjedhjeve. Në kohën e qeverisjes së PD, rruga nuk bëhej me këto kosto marramendëse. Dilni në protestë për fëmijët tuaj. Protesta do të nisë tek Kryeministria, ku do të protestojmë për faktin tronditës që nuk kemi minimum jetik, 47 përqind e fëmijëve vuajnë urinë, arsimi është shkatërruar. Të gjithë aleatët do jenë në protestë, opozita është e bashkuar tani. Slogani ynë do jetë “O sot o kurrë, të bashkuar në betejë”. Jam i bindur se do jetë një nga protestat më të mëdha që kemi bërë, ajo që ka rëndësi është energjia që do të transmetojë protesta”, tha Balliu.












