Prefekti i Qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo i rikthehet politikës duke pranuar ftesën e kryeministrit Rama për të kandiduar si kryetar i Bashkisë së Himarës.
Tavo tregoi se e pranoi kandidimin jo vetëm si sfidë personale, por edhe se Himara e populli i saj kanë ngjashmëri me komunitetin e Gjirokastrës ku Tavo ka shërbyer më herët si deputet.
“E pranova ftesën e Rames per të shërbyer siç kam bërë në këto 30 vite në Gjirokastër dhe në të gjithë Shqipërinë. Nuk ka sfidë që kam hyrë dhe nuk e kam fituar”, tha Tavo.
Ai tha se do të udhëheqë një fushatë moderne elektorale që ofron parimet e mira të mirëkuptimit dhe respektit për kundërshtarin, duke mos e fshehur ambicien politike.












