Besniku i Sali Berishës, Edi Paloka ka paralajmëruar se është e lehtë për të krijuar destabilitet në Shqipëri.
Paloka kërcënoi duke thënë se Rama duhet ta pranojë qeverinë teknike pasi në të kundërt 20 mijë militante të PD do të shpërndahen në qytete të ndryshme për të krijuar trazira.
“Ky vend është shumë i lehtë për t’u destabilizuar. Por, nuk ka ndodhur, sepse nuk ka qenë vullneti i opozitës për ta bërë këtë gjë. Por nëse Rama mendon gabimisht se ne nuk e bëjmë…nëse vijon në rrugën e vet me arrogancë, i duhet dhënë përgjigje direkt. Çdo akt ka një mesazh. Çfarë ndodh në Tiranë, nëse këta 20 mijë protestues shpërndahen nëpër qytet dhe hedhin molotovë. Ne nuk e duam destabilizimin, por nëse ky nuk të lë të votosh, të vendos nën diktaturë, do reagosh në të gjitha format. Sali Berisha është lider i padiskutueshëm i PD“, tha Paloka.












