Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se Fredi Beleri duhet të dënohet me 5 vite të tjera burg pasi ka shkelur lejen e dhënë nga Drejtoria e Burgjeve.
Sipas Hoxhës, Beleri duhet të penalizohet për shkak se ai ndaloi në Greqi për të takuar kryeministrin Mitsotakis, kurse lejen ai e mori që të shkonte në Strasburg për të marrë mandatin e eurodeptuetit.
“Kur mori vendimin e formës së prerë, lejen e jep Drejtoria e Burgjeve, që varet nga Ministria e Brendshme dhe Edi Rama. Tek urdhëri, ka një element interesant, te pika një thuhet se për sa kohë jepet leja dhe vendqëndrimi, specifikohet në Himarë ose në Strasburg. Nëse e shkel nenin, të çon deri në 5 vite burg. Beleri e ka shkelur, ndaloi në Greqi dhe takoi kryeministrin grek, bëri fushatë edhe për Petro Gjikurinë. Ku ndodhemi sot? Beleri pasi mbaron punë në Greqi, shkon në Parlamentin Europian. Por këtë nenin e ka shkelur“, tha Artan Hoxha.












