“Jam krenar që jam mirëpritur nga Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis”. Kështu është shprehur eurodeputeti në Parlamentin Europian, Fredi Beleri i cili është optimist se do të dalë shumë shpejt nga burgu.
“Ka kërkesë që të lirohem me 2/3 e dënimit si çdo i burgosur në Shqipëri. Kam vuajtur 2/3, ka shumë mundësi që gjykata shqiptare të vendosë të më liroj. Konsideroj se leja që më është dhënë është një lëvizje de-përshkallëzimi, por nuk e di hapin tjetër”, tha Beleri për mediat greke.
Beleri do të vazhdojë të qëndrojë në burg edhe për 2 muaj e gjysmë, për të përfunduar dënimin me 2 vite burg për blerje votash.












