Sipërmarrësi i njohur Gjergj Luca, ka ofruar një “zgjidhje” alternative për politikanët të korruptuar që Shqipëria të shpëtojë prej tyre.
Gjergj Luca u shpreh se nuk ka nevojë që politikanët të dërgohen në burg, ku sigurisht harxhojnë edhe resurset e popullit, por ai është gati të ngrejë një kamp për ta në ‘Rozafa Fish City’, ku të qërojnë dhe të pastrojnë karkaleca dhe të merren me punë të ndryshme rehabilituese.
Gjergj Luca: “I kam mbledhur një ditë këta të punës dhe i kam thënë që do t’i bëj një kërkesë SPAK që të bëjmë një kamp të hapur. Pse ti fusim nëpër burgje të gjithë këta të administratës? Ti sjellin këtu te unë, bëjmë kamp riedukimi, ti vëmë duke qëruar karkalec, të kalojën njerëzit këtej dhe të bëjnë muhabet me ata, të flasin të bëjnë, të gjejnë veten sepse do të ikin nga kjo jetë pa e gjetur veten”.












