Përfaqësuesi ligjor i Bashës, Indrit Sefa ka njoftuar dorëheqjen e tij.
Sefa shton se ndonëse kishte qëllime të mira dhe konsistente kur ndërmori këtë rrugëtim politik, por pranon se dështoi pasi nuk arriti që të fitonte betejën me Sali Berisha.
“Dorëzimi i rekursit shënoi dhe aktin tim të fundit politik. Kam vendosur që rrugëtimi im politik të mbyllet këtu. Ky vendim vjen si një reflektim i gjatë dhe i vështirë për mua, por i domosdoshëm për kushtet dhe rrethanat. Vendimi im nuk është i ndikuar as nga lodhja nga betejat e viteve të fundit, as nga përpjekjet e gjata dhe të mundimshme për të ofruar një alternativë të re. Edhe pse më duhet të jem i sinqertë me veten dhe demokratët që kam njohur gjatë këtij rrugëtimi dhe ta pranoj se unë si dikush i ardhur në politikë me qëllime të mira dhe qëndrime konsistente nuk e fitova dot betejën më Sali Berishën, rrymën dhe frymën që ai ka përçuar për më shumë se 30 vite në politikë dhe në PD”,- shkruan Indrit Sefa












