Deputeti demokrat, Dashnor Sula ka shpërthyer me kritika për “paktin” e arritur mes PS dhe PD për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Sula e quajti “të turpshme” këtë marrëveshje, ndërsa tha se opozita nuk ka shanse që të fitojë zgjedhjetnë vitin 2025. Sula këshilloi kryeministrin Edi Rama që mos dalë fare në fushatë pasi fitoren e garantuar.
“Fatkeqësisht opozita nuk do të fitojë në zgjedhje, kemi një bllok që do të çimentohet në 2025. Në një anë do të kemi Edi Ramën dhe tjetri do të jetë Sali Berisha. Lista tjetër do të jetë ajo e iluzionistëve, që do të ëndërrojnë se do të fitojnë mandatet, por as do t’ia arrijnë do. Kam një kërkesë nëse na ndjek Rama. Zoti kryeministër çfarë ilaçi i ke dhënë opozitës? Çfarë vaksine u kë bërë sot më 26 korrik 2024? Kishim shpresë që të vinim në pushtet në 2025, por sot kam një lutje për ty kryeministër… të lutem mos dil në fushatë në 2025 sepse i ke fituar zgjedhjet sepse mund të na marrë shumicë të cilësuar, dhe nuk do ketë fare opozitë. Nuk shtirem para demokratëve që prisnin të fitoni në 2025. Kjo është për të ardhur keq”, tha Sula.












