Me zërin që i dridhej, Lindita Nikolla njoftoi dorëheqjen e saj nga posti i kryetares së Parlamentit.
Në mbyllje të sesionit parlamentar, Nikolla mori fjalën në fund, duke njoftuar se për arsye shëndetësore vendosi që të lërë drejtimin e Parlamentit.
Pas këtij vendimi të papritur, depuetët e pranishëm në sallë, si nga PS dhe nga opozita u ngritën në këmbë dhe e duartrokitën. Deputetët e opozitës dhe të mazhorancës në mënyrë të unifikuar bënë këtë gjest mirënjohës për Lindita Nikollën.












