Më shumë se 30 deputetë socialistë kanë firmosur për propozimin e kryeministrit Edi Rama që Elisa Spiropali të jetë kryetare të Kuvendit, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës.
Në mbledhjen e grupit PS-së që u mbajt paraditen e sotme, Rama ndërsa prezantoi 3 ministrat e rinj Ervin Hoxha, Petrit Malaj dhe Pirro Vengo, si edhe Niko Peleshin që me propozimet e Ramës në Kongres nuk do të jetë më ministër i Mbrojtjes por kreu i grupit të PS-së.
Elisa Spiropali hyri dje në kongres si Ministre e shtetit për Parlamentin por në fund doli si e propozuar nga Edi Rama për t’u emëruar në krye të Kuvendit.
Madje Rama ftoi socialistët t’i japin të gjithë mbështetjen Spiropalit për të marrë drejtimin e Parlamentit. Ndërkohë Rama propozoi që Bledi Çuçi do të marrë detyrën e nënkryetarit të Kuvendit duke larguar nga ky post Ermonela Felajn.












