Fredi Beleri ka reaguar nga burgu pikërisht në ditën ku po zhvillohen zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Himarës.
Beleri është shprehur se zemra e tij sot është në Himarë, atje ku “pjesëtarët e minoritetit etnik grek po luftojnë betejën përfundimtare për Demokraci dhe të drejtat e tyre”.
“Qendrat e votimit janë të hapura! Zemra ime është sot në Himarë. Ku sot pjesëtarët e minoritetit etnik grek po luftojnë betejën përfundimtare për Demokraci dhe të drejtat e tyre. Nga qelia e burgut shqiptar ku po qëndroj 425 dite, mendimet e mia gjithe diten do te jene me vellezerit e mi dhe te gjithë ata qe kuptojnë se shteti i Ligjit dhe Demokracia jane te panegociueshme. Suksese nga zemra Petro Gjikuria. Ai u tregua një kandidat i denjë i Himarës tashmë. Jam i sigurt se duart e veta do ta udhëheqin sigurt Bashkinë tonë të nesërmen. Suksese OMONOIA jonë. Dhe një apel i fundit: shkoni dhe votoni”, shkruan Beleri.












