Gjykata e Fierit ditën e sotme liroi nga burgu Fredi Belerin, 6 javë para shlyerjes së plotë të dënimit.
I pyetur nga mediat nëse do të vijojë karrierën politike në Shqipëri dhe a do të jetë pjesë e garave zgjedhore, Beleri e pranoi se një gjë e tillë do të ndodhë në të ardhmen.
“Sigurisht! Nëse Strasburgu me nxjerr të pafajshëm, sigurisht që do të kandidoj. Pas 16 muajsh izolim, tani jam i lirë dhe krenar, por definitivisht jo i lumtur. Sepse nuk u rivendos shteti i së drejtës dhe demokracia në Shqipëri, nuk funksionuan institucionet, drejtësia nuk u dha ashtu siç duhej. Vendimi i sotëm është vetëm një pikë në oqeanin e drejtësisë që na pret. Lufta ime tani ka filluar. Është e panevojshme të them se do t’i drejtohem Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për gjithçka që jam gjymtuar nga regjimi shqiptar”, tha Beleri.












