Rritet shpërblimi për medaljet olimpike të fituara nga Shqipëria në “Paris 2024”. Me vendim të Këshillit të Ministrave, përveç shpërblimit financiar të përcaktuar në ligj, dy sportistët medalistë (Chermen Valiev dhe Islam Dudaev) do të përfitojnë edhe 14 milionë e 700 mijë lekë ekstra, për t’i ndarë mes tyre dhe trajnerëve.
I ndarë mes sportistëve, shpërblimi i ri do të jetë 7 milionë e 350 mijë lekë për secilin prej medalistëve, (Chermen Valiev dhe Islam Dudaev) . Deri më tani, Valiev dhe Dudaev kanë siguruar edhe nga 5 milionë lekë te reja te tjera, sepse kjo është shifra e parashikuar në ligjin e përmirësuar të sportit, ku sportistët elitarë shpërblehen për arritjet e larta në arenën ndërkombëtare.
Në një ceremoni të mbajtur në nder të medalistëve të Shqipërisë, ministrja Ogerta Manastirliu dhe kryeministri Edi Rama ka thënë se janë të angazhuar për të investuar në infrastrukturën sportive në vend.












