Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se ka marrëdhënie shumë të mirë me Ilir Metën.
Gjatë intervistës në “Opinion”, Berisha deklaroi se nëse PD fiton zgjedhjet e vitit 2025, atëherë kryeministri do të zgjidhet për herë të parë me referendum.
Pyetje: Nëse PD fiton zgjedhjet, kush do të jetë kryeministër?
“Kam sqaruar dhe insistoj, fitorja e PD do të ketë një referendum për kryeministrin e ardhshëm pavarësisht se Sali Berisha është arkitekt i fitores, por shqiptarët si kurrë më parë do të zgjedhin kryeministrin me referendum, një risi moderne”, tha Berisha.












