Gazment Bardhit ka thirrur mbledhje urgjente të Grupit të PD-së pas dënimit me 1 vit burg të Ervin Salianjit.
Mbledhja urgjente e Kryesisë së PD është thirrur në orën 20:00 për të diskutur hapat që do të ndërmarrin pas këtij vendimi të Gjykatës së Apelit. Mësohet se aksioni i opozitës mund të përshkallëzohet në protesta duke sjellë “eskursion” në Tiranë militantët e pakët që u kanë mbetur nëpër rrethe.
Mbledhja urgjente do të zhvillohet pasi Gjykata e Apelit mori vendimin për dënimin me 1 vit burg të deputetit Salianji.
Gazment Bardhi: “Në emër të grupit të PD dua të dënoj me forcë vendimin politik të urdhëruar nga zyra e Ramës kundër deputetit Salianji. Vendimi i sotëm i paprecedentë nuk ka asnjë rast në Shqipëri kur dikush për kallëzim të rremë të ketë shkuar në burg. Rasti i parë në 34 vite nga 3 gjyqtar të Apelit që dorëzojnë në burg një deputet të opozitës. Vendimi i sotëm nuk është kundër Salianjit, është kundër cdo qytetari që vendos të përballet me qeverinë e kriminalizuar. Beteja bëhet kundër mandatit të Salianjit. Nuk ka kryer korrupsion dhe as vrasje, por që ka bërë denoncime”












