Deputeti socialist, Petro Koçi, ka folur lidhur me situatën e djeshme në Kuvend, ku pati një përplasje mes tij e Sekretarit të përgjithshëm të PD, Flamur Noka.
Koçi tregoi përpasjen me Nokën, i cili sipas tij i ka thënë se ‘po na provokoni’ dhe i ka ndërprerë fjalën. Ndër të tjera Koçi i quajti veprimet e opozitarëve ordinere, ndërsa shtoi se ajo që po ndodh me opozitën nuk ka lidhje vendimin e Salianji.
“Më hoqën të drejtën e fjalës dhe kjo është shumë e rëndë. Ishte duke thënë që ‘po na provokoni’. I kam thënë ‘je ti që po më provokon mua’. Tha ‘na keni burgosur kolegun’. I thash ‘e keni burgosur vetë, nuk e kemi burgosur ne’. Kaq ka qenë”, tha deputeti socialist.












