Ambasada Amerikane ka reaguar fort pas ngjarjeve të dhunshme në Kuvend të shkaktuara nga opozita e Sali Berishës.
Ambasada e SHBA shprehet e shqetësuar “për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar” dhe thekson se “akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik”.
“Ambasada e SHBA është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën. Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik. Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë. Mbështesim diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, deklaron ambasada e SHBA.












