Monday, November 23, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Erion Veliaj e shkarkoi nga puna, reagon Zhaneta Beqiri: Largimi im për…

by Rilindje
23/11/2026
in POLITIKË
Erion Veliaj e shkarkoi nga puna, reagon Zhaneta Beqiri: Largimi im për…

Ish-drejtoresha e Përgjithshme e Kopshteve dhe Çerdheve të Tiranës, Zhaneta Beqiri, ka reaguar këtë të hënën pas shkarkimit të saj nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Përmes një postimi të gjatë në rrjetin social Facebook, Zhaneta Beqiri ka bërë bilancin e më shumë se 11 viteve në krye të këtij institucioni, duke hedhur poshtë çdo lidhje mes largimit të saj dhe auditit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Beqiri sqaron se auditi nuk ishte shkaku i largimit dhe se vendimi për largimin e saj lidhet me arsye të tjera, të cilat nuk kanë të bëjnë me përmbushjen e detyrave të institucionit apo me punën e saj si drejtuese deri më sot.

Reagimi i plotë i Zhaneta Beqirit:

Në gusht të vitit 2015 m’u besua një përgjegjësi e veçantë: kujdesi, mirërritja dhe edukimi i fëmijëve të Tiranës. Sot, pas më shumë se njëmbëdhjetë vitesh, e mbyll këtë kapitull me mirënjohje, krenari për punën e bërë dhe respekt për të gjithë bashkëpuntorët me të cilët e ndava këtë rrugëtim.

Drejtimi i një institucioni publik është, para së gjithash, përgjegjësi ndaj qytetarëve, besimi i të cilëve fitohet me punë, korrektësi, transparencë dhe ndershmëri.

Gjatë këtyre viteve, me angazhim, përgjegjësi e profesionalizëm, kam punuar fort për të transformuar kulturën institucionale dhe qasjen ndaj shërbimit, në funksion të më të mirës për zhvillimin e plotë të potencialit të fëmijëve.

Sot, 2.333 punonjës të DPÇK-së kujdesen çdo ditë për rreth 13.000 fëmijë, duke u ofruar një mjedis të sigurt, shërbim cilësor dhe edukim me metodologji bashkëkohore.

Përtej shifrave dhe rezultateve, ajo që çmoj më shumë është marrëdhënia që kemi ndërtuar me mijëra familje të Tiranës. Falenderoj çdo prind e qytetar për besimin dhe vlerësimin ndër vite.

Çdo arritje u bë e mundur falë njerëzve me të cilët kam pasur privilegjin të punoj. Falënderoj çdo mësuese, edukatore, ndihmëse, specialiste, punonjëse e punonjës të DPÇK-së. Ju jeni forca e vërtetë e këtij institucioni.

Sqaroj për të gjithë, që nuk ka asnjë lidhje mes auditit të KLSH dhe largimit tim nga puna. Ai audit nuk ishte shkak, kurse unë jam pasojë e arsyeve të tjera që nuk kanë të bëjnë me realizimin e detyrave të institucionit dhe timin si drejtuese e tij deri më sot!

Largohem me bindjen se vlera e punës së një drejtuesi mbetet te standardet e vendosura dhe njerëzit që do ta çojnë punën përpara.

Funksionet janë të përkohshme. Përkushtimi ndaj njerëzve dhe vlera e punës së bërë mbeten.

Me respekt dhe mirënjohje për secilin prej jush,

Zhaneta Beqiri.

NGA KATEGORIA

“Më 25 nëntor do jenë në Tiranë dy ekspertë”/ Çfarë pritet pas dy ditësh…
POLITIKË

“Më 25 nëntor do jenë në Tiranë dy ekspertë”/ Çfarë pritet pas dy ditësh…

23/11/2026
“Do të përjashtoj nga PS”/ Takimi 30-minutësh “kokë më kokë” i Ramës me Braçen, çfarë ndodhi brenda zyrës…
POLITIKË

Braçe flet për pasardhësin e Ramës, komenton edhe përplasjet në PS

22/11/2026
“Nuk i besoj veten nën narkozë”/ Veliaj: Nuk po refuzoj operacionin, por Rama…
POLITIKË

“Nuk i besoj veten nën narkozë”/ Veliaj: Nuk po refuzoj operacionin, por Rama…

22/11/2026
Numërohen 264 kuti/ Del rezultati për Tiranën, ja si ndahen votat mes PS – PD dhe partive të reja…
POLITIKË

“Nëse bie Tirana, vendi përgatitet për rotacion politik”, deklarata e bujshme nga…

22/11/2026
LAJM I FUNDIT: Erion Veliaj nis “hakmarrjen” ndaj Ramës, nga burgu shkarkon…
POLITIKË

LAJM I FUNDIT: Erion Veliaj nis “hakmarrjen” ndaj Ramës, nga burgu shkarkon…

22/11/2026
Shkarkimi i Veliajt/ Kush janë 2 këshilltarët e PS dhe një i opozitës që largohen nga salla…
POLITIKË

Deklarata e Ramës/ Bashkia e Tiranës i përgjigjet “flakë për flakë” Kryeministrit: Nuk jemi…

21/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

“Më 25 nëntor do jenë në Tiranë dy ekspertë”/ Çfarë pritet pas dy ditësh…
POLITIKË

“Më 25 nëntor do jenë në Tiranë dy ekspertë”/ Çfarë pritet pas dy ditësh…

23/11/2026
Erion Veliaj e shkarkoi nga puna, reagon Zhaneta Beqiri: Largimi im për…
POLITIKË

Erion Veliaj e shkarkoi nga puna, reagon Zhaneta Beqiri: Largimi im për…

23/11/2026
LAJM I FUNDIT/ E trishtë! Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku në qytetin…
AKTUALITET

E trishtë/ LAJM I FUNDIT: Ndahet nga jeta ish-Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë

23/11/2026
Sot tërbohet moti/ Gjendje ALERTI për reshjet, rrezik në këto qytete të vendit…
AKTUALITET

Sot tërbohet moti/ Gjendje ALERTI për reshjet, rrezik në këto qytete të vendit…

23/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Vendim i papritur! Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave
AKTUALITET

Moti i keq nxjerr jashtë funksionit linjat elektrike, prej orësh pa drita në qytetin…

23/11/2026
Gazetari shqiptar përplaset me Mickoskin në sy të Ramës: Na kërko falje për…
TË TJERA

Gazetari shqiptar përplaset me Mickoskin në sy të Ramës: Na kërko falje për…

22/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!