Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një takim me pensionistët, ku të pranishëm ishin edhe ministri i Financave Petrit Malaj dhe ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja.
Gonxhja tha po ashtu se këtë vit bonusi i fundvitit pritet të jetë më i madh dhe po punohet për rritjen e pensionit mesatar.
“Si shtresa më e me eksperiencë dhe më e mençur ju e dini se lekët nuk bien nga qielli. Familjet lindin më pak fëmijë dhe jetëgjatësia. Raporti që kemi i të punësuarve me një pensionist është 1 me 1. Nga ana tjetër pa shtet ligjor nuk ka klimë të mirë biznesi, nuk ka rritje të ardhurash, nga të cilat duhet të marrim për të kompesuar pensionet e ulëta. Rritja ekonomike na mundëson që të flasim për bonusin shumë më cilësor për pensionistët këtë fundvit. Po punojmë fort edhe për përmirësimin thelbësor të skemës së pensioneve siç është barazia mes profesioneve për pensione të njëjta, për rritjen e pensionit mesatar”, tha ministri.












