Ilir Meta reagoi sërish në lidhje me arrestimin e tij pasi SPAK-u e akuzon për 3 vepra penale: ‘korrupsion’, ‘mosdeklarim të pasurisë’ dhe ‘pastrim i produkteve të veprës penale’.
Meta nga burg “313” bëri fajtore ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi për të cilën tha se në telefonin e saj ndodhen provat që po kërkon SPAK-u.
“Po ç’prova mund të rrezikojë Ilir Meta për çështjen absurd CEZ-DIA, që ka 13 vjet që hetohet e bazohet vetëm në intervista të sajuara nga dëshmitarë që kanë problem me drejtësinë. Ç’prova mund të rrezikojë Ilir Meta kur të gjitha ato që pretendon SPAK-u janë në celularët e ish-bashkëshortes time (Monika Kryemadhit) dhe grupit të saj të ngushtë, të cilat SPAK i disponon prej 11 muajsh”, tha Ilir Meta.












