Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka sqaruar se aktualisht nuk ka asnjë rritje të çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës.
OSHEE sqaron se koncepti i “orarit pik”, i cili po diskutohet kohët e fundit është një koncept specifik i vendosur që në vitin 2016 nga ERE, si institucioni i ngarkuar me ligj për përcaktimin e tarifave në sektorin e energjisë:
》Orari pik gjatë të cilit aplikohet çmimi për energjinë e konsumuar është:
● Për periudhen 1 Nëntor – 31 Mars nga ora 18:00 deri në 22:00.
● Për periudhën 1 Prill – 31 Tetor nga ora 19:00 deri në 23:00.
Vetëm gjatë orarit pik, për subjektet private, çmimi është 15% më i shtrenjtë se çmimi i zakonshëm. Koncepti i energjisë pik është një koncept ndërkombëtar, i përdorur në gjithë Europën dhe më gjerë.
Orari pik është orari kur konsumi i energjisë është më i lartë dhe çmimi i energjisë në tregje është mjaft i lartë. Nuk ka asnjë ndryshim nga 1 nëntori, çdo lëvizje është abusive.












