Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka mohuar lajmet e mediave “kazan” të kontrolluara nga PD-ja të cilat djr spekuluan dorëheqjen e tij me pretendimin se SPAK e ka marrë të pandehur.
Teksa po inspektonte disa punime, Benet Beci nga terreni ka theksuar se po vazhdon punën siç e kanë nisur. Ndërkohë Beci ka shtuar se në SPAK ka shkuar për të dhënë shpjegime.
“Ne vazhdojmë punën, sigurisht jam paraqitur për të dhënë shpjegime normalisht. Kush do të merret me llafe të merret me llafe, mendoj se kryesorja është që ne të vazhdojmë investimet, punët, Shkodra nuk ka të ndalur në rrugën që ka marrë”, tha Beci.












