Tashmë është zyrtare dhe drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën do të jetë Jozefina Topalli.
Ndërkohë, në dokumentin e firmosur nga Sali Berisha, deputeti Tomor Alizoti është caktuar drejtues politik për Qarkun e Elbasanit duke zëvendësuar Ervin Salianjin, i cili më 26 shtator u dënua me 1 vit burgim nga Gjykata e Apelit.
Ndërkohë, Berisha ka caktuar drejtues politik edhe Fisnik Qosen, i cili do të mbulojë vetëm zonat e Bashkisë së Kavajës dhe Rrogozhinës. Aktualisht Fisnik Qose mban dhe postin e kryebashkiakut të Kavajës, i zgjedhjur në zgjedhjet e Prillit të vitit 2023.












