Ish-kryetari i PD në Kukës, Ibsen Elezi ka “shpërthyer” me kritika të forta ndaj Ylli Manjanit të cilin e ka etiketuar si maskara.
Ish-ministri i LSI-së pak javë më parë ofendoi qytetarët, duke deklaruar se e kanë mendjen vetëm te buka dhe nuk mendojnë për alternativë qeverisëse.
“E ke parë ti një ministër i Metës, Manjanin, del e thotë populli, buka, buka, buka. Por jo mo maskara, populli te buka e ka mendjen se do të mbijetojë. Nuk mund t’i flasësh popullit që e siguron jetesën me vështirësi, ti që ke qen ministër i Ramës dhe një ndër at që ke ngrit sistemin. Nuk mund t’i flasësh popullit me këtë gjuhë. Nuk e ka fajin populli që ndërtohen elitat, e kanë vetë elitat. Se elita janë ato që vetëofrohen si alternativa. Kaq të paskrupuj janë”, tha Ibsen Elezi në “Dritare TV”.












