Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi e veshur me një xhaketë të kuqe është paraqitur sot në ambientet e SPAK nën shoqërinë e vajzës së saj, Bora Meta.
E pyetur nga gazetarët, Kryemadhi u shpreh se është paraqitur për të marrë dosjen për ditën e nesërme, ku do të zhvillohet seanca në Apel për masën e sigurisë ndaj saj dhe ish-bashkëshortit, Ilir Meta.
Ish-çifti presidencial Meta e Kryemadhi po hetohen për ‘korrupsion’, ‘pastrim parash’ e ‘fshehje pasurie’. Do të jetë gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme, Igerta Hysi e cila ka në shqyrtim dosjen e Apelit dhe do të vendosë ”fatin” e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. KETU SHIKO VIDEO-n:












