Wednesday, October 28, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve

by Rilindje
26/11/2024
in TË TJERA
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve

Nga Mero Baze

Rreth 700 militantë të PD-së, të shpërndarë në 5 kryqëzime të Tiranës, pretendojnë se duan të ndërgjegjësojnë 700 mijë qytetarë të kryeqytetit se Shqipëria duhet të drejtohet nga Sali Berisha. Për këtë, ata janë gati të bllokojnë kryqëzimet, të shkaktojnë tensione, madje edhe të përleshen me qytetarët apo policinë, vetëm që të përcjellin mesazhin se, nëse nuk sjellin përsëri në pushtet Sali Berishën, nuk do të ketë qetësi.

Në thelb, protesta e sotme është një vazhdimësi e inatit që PD-ja ka me popullin, sepse nuk e mbështet. Është e njëjta logjikë si kur shajnë njerëzit që rrinë në kafene dhe nuk u bashkohen protestave të tyre, ose kur bllokojnë ata që udhëtojnë me vetura në kryeqytet, për të shkaktuar tension.

Ideja se ata duhet ta “zgjojnë” popullin nga gjumi përmes dhunës është një shenjë paniku. Në thellësi të ndërgjegjes së tyre, ata e dinë se nuk kanë asnjë rrugë tjetër për t’u ndjerë gjallë. Kur puna arrin në këtë pikë, praktikisht një opozitë ka hequr dorë nga të gjitha format e tjera të betejës politike. Madje dhe nga bllokimi i Kuvendit.

Forma më e dhunshme e marrjes së pushtetit është ta sulmosh atë dhe ta rrëzosh me forcë, por kjo ka rënë, sepse ata nuk kanë fuqi për këtë. Pastaj, mbetet mundësia për të detyruar pushtetin të dorëzohet përmes protestave masive, por kjo gjithashtu ka rënë, sepse nuk mbledhin dot as disa mijëra vetë në shesh.

Kjo forma e fundit, ku 700 vetë shpërndahen në qytet për të bllokuar 700 mijë banorë, është thjesht një tentativë për të goditur qytetarët me gurë, sepse nuk të duan.

Politikisht, kjo është natyrisht në favor të pushtetit, pasi jo vetëm që shton zemërimin e qytetarëve ndaj opozitës, por gjithashtu forcon portretin e saj si një grup i dhunshëm.

Më e rëndësishme është që opozita jonë tani duket e gjymtuar, edhe mendërisht. Nuk është çështja vetëm se po përdorin dhunë banale kundër qytetarëve apo policëve; problemi qëndron te fakti se, për të justifikuar këtë dhunë, zgjedhin më të papërshtatshmin mes tyre për të folur.

Nuk është se kanë gabuar kur kanë zgjedhur Flamur Nokën si budalla, për të justifikuar këtë idiotësi, por kanë gabuar kur e lejojnë atë t’i përfaqësojë para qytetarëve si udhëheqës i tyre. Dhe në këtë qytet, së paku, nuk ka ndonjë budalla më të madh se ai, që ta bindë t’i shkojë pas.

NGA KATEGORIA

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj…
TË TJERA

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj…

28/10/2026
“Plas” sherri në studio/ Alban Dudushi përplaset ashpër me Agron Shehajn: Familjen mos ma…
TË TJERA

“Plas” sherri në studio/ Alban Dudushi përplaset ashpër me Agron Shehajn: Familjen mos ma…

28/10/2026
Grida Duma ra pa ndjenja në Top Channel, zbardhen DETAJE të reja…
TË TJERA

Grida Duma ra pa ndjenja në Top Channel, zbardhen DETAJE të reja…

27/10/2026
Grida Duma bie pa ndjenja në “Top-Story”, ndërpritet transmetimi LIVE/ Çfarë ndodhi…
TË TJERA

Grida Duma bie pa ndjenja në “Top-Story”, ndërpritet transmetimi LIVE/ Çfarë ndodhi…

27/10/2026
LAJMI I FUNDIT/ Veliaj “tërmet” në Bashkinë e Tiranës, SHKARKOHEN para zgjedhjeve…
TË TJERA

“Shpallen 1,500 fituesit!”/ Bashkia e Tiranës jep lajmin e mirë për qytetarët…

26/10/2026
U qëllua me plumb gome në sy/ Presidenti i FSHF, Armand Duka merr vendimin për 28-vjeçarin
TË TJERA

U qëllua me plumb gome në sy/ Presidenti i FSHF, Armand Duka merr vendimin për 28-vjeçarin

25/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

Revolucion/ Nuk ka ndodhur kurrë më parë në Shqipëri, në “ZGJEDHJET” pritet të vendoset…
POLITIKË

Revolucion/ Nuk ka ndodhur kurrë më parë në Shqipëri, në “ZGJEDHJET” pritet të vendoset…

28/10/2026
Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj…
TË TJERA

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj…

28/10/2026
Ndryshimi DRASTIK i motit/ Bie dëbora e parë në këtë vend të Shqipërisë…
AKTUALITET

Ndryshimi DRASTIK i motit/ Bie dëbora e parë në këtë vend të Shqipërisë…

28/10/2026
DORËHEQJE? Edi Rama reagon dhe merr VENDIMIN e tij të fundit: Unë…
EDI RAMA

Studentët i kërkojnë dorëheqjen/ LAJM I FUNDIT: Edi Rama del me thirrje, që në mëngjes vendos…

28/10/2026
“Plas” sherri në studio/ Alban Dudushi përplaset ashpër me Agron Shehajn: Familjen mos ma…
TË TJERA

“Plas” sherri në studio/ Alban Dudushi përplaset ashpër me Agron Shehajn: Familjen mos ma…

28/10/2026
Mbledhja e Grupit të PS-së, deputeti socialist “nxjerr” diskutimet: Çfarë u tha në takim…
POLITIKË

Mbledhja e Grupit të PS-së, deputeti socialist “nxjerr” diskutimet: Çfarë u tha në takim…

28/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!