Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, në një kohë kur vendi po përballet me protesta dhe përplasje të dhunshme.
Deputeti socialist Ardit Bido ka ndarë në faqen e tij zyrtare në Facebook detaje nga takimi, duke bërë të ditur se diskutimet janë përqendruar te zhvillimet e fundit dhe prioritetet e punës së grupit parlamentar.
Nga mesazhi i publikuar prej tij nuk bëhen të ditura çështje konkrete të diskutuara apo vendime të marra gjatë mbledhjes. Ai thekson rëndësinë e seriozitetit institucional dhe vijimit të angazhimeve të deputetëve në këtë situatë.
“Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku diskutuam mbi zhvillimet e fundit dhe prioritetet e punës sonë.Në një kohë kur vendi përballet me sfida, është thelbësore të ruajmë seriozitetin institucional dhe të vijojmë me përgjegjësi përmbushjen e angazhimeve tona”, shkruan Ardit Bido.












