Gjyqtarja e GJKKO, Flojera Davidhi ka vendosur të heqë masën e “arrestit të shtëpisë” ndaj Sali Berishës.
Menjëherë pas vendimit surprizë, pranë banesës së Sali Berishës ka mbërritur në dispozicion makina me shoferin e tij. Nga informacionet thuhet se Sali Berisha, tashmë si person i lirë, do t’i drejtohet ambienteve të selisë së PD-së.
Pas lirimit, Sali Berisha po planifikon një festë me demokratët në selinë blu, ndërsa do të takohet fizikisht edhe me deputetët e tij.
“Një lajm i mrekullueshëm. Doktor Berisha tashmë i lirë. Në orën 13:30 të gjithë selia qendrore e PDSH për të pritur Liderin tonë historik”, shkruhet në mesazhin e Berishës drejtuar militantëve demokratë.












