Pavarësisht se sondazhet e nxjerrin katastrofë PD-në në zgjedhjet e 2025, Agron Gjekmarkaj është i bindur se demokratët do të vijnë në pushtet.
Nga Mirdita, Gjekmarkaj është shprehur se keqqeverisja e Ramës, lufta e bandave dhe arriganca do të marrë fund pasi PD do të vazhdojë qeverisjen e ndershme për vendin.
“Nuk duhet të harrojmë sukseset e PD, Shqipëria në NATO, Shqipëria pa viza, infrastrukturën 10 mijë km vetëm rrugë, shkolla e ujesjellës, koston e lirë e cilësinë me të cilat ndërtoheshin, rrogat e pensionet që u rriten e nuk levizën më që asokohe,TAB-in, hidrocentralet, buxhetin e parë substancial, asgjësimin e 130 bandave gjakatare në vitin e parë të qeverisjes! Demokratët janë krenar për qeverisjen e tyre, qytetarët nostalgjik për rikthimin e saj“, tha Gjekmarkaj.












