Teksa data e nisjes së “Big Brother VIP Albania 4” po afron, ditën e sotme janë konfirmuar emrat e dy personazheve që do të ulen në karriget e opinionistëve.
Faqja zyrtare e spektaklit, ka bërë të ditur se Arbër Hajdari do të jetë opinionist edhe këtë sezon.
Ndërsa emri surprizë është Neda Balluku, e cila do jetë krah Hajdarit. Ajo do të zëvendësojë në atë pozicion Ori Nebijajn, e cila ka qenë opinioniste në edicionin e kaluar, teksa tek dy të mëparëshmit kanë qenë Balina Bodinaku dhe Zhaklin Lekatari.












