Prokurori Julian Xhengo do të jetë magjistrati që do të drejtojë hetimet për videot intime që rrodhën në media dhe në sajte për të rritur, të regjistruara në shtëpinë e kompozitorit Adi Hila, ku përfshihen emra të njohur të estradës.
Shorti është hedhur dhe përgjegjës për hetimet e kësaj çështje, për të cilën zyrtarisht ka tre kallëzime penale; një nga vetë Adi Hila për hakerim të të dhënave, dhe dy kallëzime të tjera nga Eli Fara dhe Monika Lubonja.
Ndërkohë, me iniciativë, mësohet se Prokuroria e Tiranës ka ngritur ndaj kompozitorit Adi Hila dhe një akuzë të re për “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
Mësohet se kur hetuesit kanë kërkuar të këqyrin hard diskun e kamerave në shtëpinë e kompozitorit Adi Hila, ai është konstatuar me dëmtime. Kompozitori u ka thënë hetuesve se e kishte shkatërruar vetë.
I pyetur për arsyen se përse e kishte ndërmarrë këtë veprim, Adi Hila ka pohuar se kishte frikë se mos ai hakerohej sërish dhe në rrjet publikoheshin materiale të tjera. Këto pretendime janë marrë me rezerva dhe Prokuroria ka ngritur dhe një akuzë të re për kompozitorin.












