Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj me anë të një reagimi në Facebook i është përgjigjur akuzave të Berishës, duke u quajtur një ‘hienë të ndyrë’, që nxjerr pisllëqe nga goja. Kjo pasi Berisha tha dje se agjentët e BKH gjetën tek qendra Harabel në pronësi të bashkëshortes së Veliaj, 300 mijë euro.
“Po e nis këtë reagim me një ndjesë të përulur për të gjithë ju, që jeni duke lexuar këto fjalë drejtuar një hiene të xhindosur, një qenie të paskrupullt, një kufome të pakallur të quajtur Sali Berisha – një ligësie, i cili e ka helmuar dhe fatkeqësisht, vijon ende ta helmojë e ta përçajë këtë vend prej 34 vjetësh.
Që kjo hienë, e cila nginjet çdo ditë me pisllëqet më të ndyra që nxjerr nga goja, është fundërrina e fundërrinave të këtij kombi, tanimë këtë e di i madh e i vogël. Ai e ka nxirosur vetë portretin e tij para shqiptarëve, si varrmihës i zgjedhjeve të lira, si gardian burgu për liderin e opozitës në vitet ‘90, si zhytës i Shqipërisë në kaos dhe gjakderdhje për pushtetin e tij në ‘97, si minues i demokracisë. Megjithatë, jargët e ligësisë së tij ka kohë që s’më bëjnë asnjë përshtypje“, shkruan Veliaj.












