Për shkak të festave të fundvitit, në të gjitha shkollat dhe universitetet e vendit kanë nisur pushimet dimërore që zgjasin gati dy javë.
Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në mbarë vendin do të rikthehen në shkollë më 5 Janar 2023. Sa u takon universiteteve, procesi mësimor do të rifillojë javën e dytë të vitit të ardhshëm, më 9 janar 2023.
Ndërkohë ashtu siç është përcaktuar në udhëzimin e ministrisë, në arsimin bazë këtë vit shkollor do të rikthehen edhe pushimet e pranverës, të hequra prej shumë vitesh. Sipas urdhrit në datat 3-9 prill 2023, nxënësit nga klasa e parë në klasën e 9-të do të kenë pushimet e pranverës.












