Në Shërbimin e Okulistikës në Spitalin Francez pranë QSUT-së në Tiranë, ndërhyrjet e kataraktit realizohen me sukses përmes teknikës moderne të Phacoemulsifikimit.
Kryeministri Edi Rama teksa thotë se ky është një shembull i shkëlqyer i kujdesit të avancuar që ofrohet për shëndetin e syve dhe për një jetë më të mirë për çdo pacient, nga ana tjetër shkruan se është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së jetës për pacientët.
“Në Shërbimin e Okulistikës në Spitalin Francez, ndërhyrjet e kataraktit realizohen me sukses përmes teknikës moderne të Phacoemulsifikimit. Kjo metodë, që konsiston në përdorimin e ultratingujve për thithjen e kristalinit dhe më pas implantimin e lentes intraokulare, është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së jetës për pacientët. Një shembull i shkëlqyer i kujdesit të avancuar që ofrohet për shëndetin e syve dhe për një jetë më të mirë për çdo pacient”, shkruan Rama.












