Pas 15 vitesh, “taksa e qarkullimit” mund të hiqet nga çmimi i naftës dhe benzinës teksa qeveria Rama vendos ta përfshijë këtë ndryshim në paketën fiskale të vitit 2027.
Nisma synon të lehtësojë barrën për konsumatorët, në një kohë kur çmimet e karburanteve po ndikohen ndjeshëm nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare.
Aktualisht çmimi i çdo litri naftë në Shqipëri rëndohet nga disa taksa. Akciza është rreth 39,4 lekë për litër, taksa e qarkullimit 27 lekë dhe taksa e karbonit 3 lekë. Mbi bazën e përbërë nga çmimi dhe detyrimet e tjera aplikohet edhe TVSH-ja prej 20%.
Por heqja e kësaj takse mund të ulë ndjeshëm çmimin e naftës dhe të lehtësojë barrën për qytetarët të cilët e paguajnë në çdo litër naftë.
Por kjo lëvizje nuk do të krijonte të ardhura të munguara në buxhetin e shtetit burime për Top Channel bëjnë të ditur se qeveria mendon ta transferojë tek taksa e automjeteve. Duke rritur kështu taksën vjetore të automjeteve, me rritjen e taksës për automjetet e luksit dhe më futjen në skemën e taksimit edhe të makinave elektrike.












