SPAK kërkon kthimin e Sali Berishës në arrest shtëpie, i pandehur për dosjen ‘Partizani’.
Burime e “Report TV”, bëjnë me dije se SPAK ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën në Apelin e GJKKO, ku kundërshton vendimin e Gjykatës së Posaçme për lirimin e Berishës nga masa arrest në shtëpi.
Dy prokurorët që hetuan dposjen ‘Partizani’ janë Arben Kraja dhe Enkeleda Minollai, të cilët tashmë dosjen e kanë kaluar për gjykim në GJKKO. Seanca paraprake, nëse do të kalojë ose jo për gjykim po zhvillohet sot me gjyqtaren Flojera Davidhi, po e njëjta që i hoqi Berishës masën arrest në shtëpi më 27 nëntor.












