Ambasadori shqiptar në Zvicër, Mustafa Nano ka dhënë dorëheqjen nga posti i diplomatit.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Nano i cili teksa ka falenderuar komunitetin shqiptar në Zvicër është shprehur se arsyeja e tërheqjes ishte personale. Aktualisht Zvicra është pa ambasador shqiptar dhe ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Mustafa Nanon.
Gazeta zvicerane “LeCanton” shkruan se Mustafa Nano kishte bërë një punë te mirë në unifikimin e komunitetitr shqiptar atje, numri i te cilëve është mbi 300.000, pjesa më e madhe nga Kosova, ndërsa vetëm 3000 janë nga Shqipëria.












