Pas videove intime që kanë përfshirë kompozitorin Adi Hila dhe disa artiste, vëmendja është zhvendosur edhe te reagimet e personave pranë tij.
Klaudia Hila, bashkeshortja e kompozitorit, duket se ka bërë një lëvizje në Instagram. Ajo ka hequr nga lista e ndjekësve këngëtaren Eli Fara dhe këngëtaren Egzona Ademi, dy prej emrave që shfaqen në videot që qarkullojnë në rrjet.
Sipas të dhënave të vërejtura në rrjetet sociale, Eli Fara nuk e ndjek më Klaudian, ndërsa Egzona Ademi vijon ta ndjekë atë, pavarësisht se Klaudia nuk e ka më në listën e personave që ndjek.
Klaudia Hila nuk ka bërë deri tani një deklaratë publike lidhur me videoskandalin, ndërsa çështja po hetohet nga Policia e Tiranës. Adi Hila është marrë në pyetje dhe është vënë nën hetim në gjendje të lirë për “ndërhyrje të padrejtë në jetën private”./ Marrë nga Zoom.al












