Pavarësisht sondazheve katastrofë, Sali Berisha pretendon se do të fitojë zgjedhjet e përgjithshme.
Madje Berisha shkon edhe me tej me deklaratën e tij qesharake duke pohuar se do të fitojë njësoj si Trumpi në SHBA.
“A e pengoi gjë Donald Trumpin masa e paraqitjes së tij në 5 gjykata çdo javë? Përkundrazi i shtoi vota dhe i afroi fitoren. Kjo do të jetë edhe për Sali Berishën, të jemi të sinqertë, se ekziston sensi i të drejtës tek qytetarët dhe ky është një faktor që më ndihmon mua, sepse e shohin se çfarë regjimi është“, tha Berisha.












