Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme për zbatuar urdhërin “Detyrim Paraqitje”.
Pas përfundimit të procedurës Berisha tha se prokurorët kërkojnë që ta rikthejnë në “arrest shtëpie”.
Berisha: “Siç e dini, organizata kriminale Skapi i partisë kërkoi nga gjykatësi kukull që Sali Berishës t’i rikthehet arresti në shtëpi, jo se prish provat, jo se kanë asnjë fakt, por sepse ka sulmuar gjykatëset dhe prokurorët. Këtu ne arrijmë në një moment dramatik, në momentin kur këta kriminelë që flenë mbi dosjet e krimit dhe bashkëpunojnë me krimin, vendosin të bëhen xhelatë të fjalës së lirë”












