Belind Këlliçi ka deklaruar se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, nuk ka arritur të hyjë në territorin e SHBA, pasi i është ndaluar hyrja.
Ndërsa në emisionin “Të Paekspozuarit”, Këlliçi deklaroi se Veliaj po kërkon azil në Zvicër dhe me pretendime qesharake se po ndihmohet nga Edi Rama. Madje Këlliçi vazhdon “çmendurinë e gënjeshtrave” duke pretenduar se SPAK nuk po lëshon masë sigurie ndaj Veliajt, pikërisht për ta lejuar që të arratiset.
Kujtojmë se para pak ditësh, Sali Berisha, deklaroi se Veliaj u arratis në SHBA dhe se nuk do të kthehej, por ky rezultoi një lajm i rremë pasi kryebashkiaku u rikthye në Tiranë.
Tani nuk dihet kush gënjen, pasi Berisha pretendon se Erion Veliaj shkoi në SHBA të arratisej, ndërsa Këlliçi thotë se Veliaj nuk ka qenë fare në SHBA. Gjithçka është “teatër” i madh mashtrimi brenda demokratëve që po i serviret publikut nga “mediat kazan” pranë PD-së.












