Lulzim Basha do të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit nën logon e partisë së re “Demokratët euroatlantikë”. Lajmin e ka dhënë gazetari Albi Xhunga, sipas të cilit kjo parti është tashmë e regjistruar në gjykatë.
Duke sjellë në vëmendje vendimin e gjykatës që i dha vulën Berishës, Xhunga thotë se ai është i padrejtë pasi ka rrëzuar strukturën elektorale të shtetit shqiptar.
“Basha do të marrë pjesë me logon e partisë Demokratët Euroatlantikë dhe që në momentin që flasim është e regjistruar në gjykatë. Unë mendoj që ky formacion politik nëse nuk mund ta marrë pushtetit se është e pamundur ta marrë pushtetin në një realitet ku Berisha e Rama janë në bashkëpunim të hapur, por unë jam i bindur që forca kryesore opozitare pas 11 majit, do të jenë Demokratët Euroatlantikë me apo pa koalicion. Unë mendoj që do të krijohet një pol i tretë politik dhe një pol i dytë opozitar tani kemi opozitën formale të Berishës, por me akte e qëndrime politike tregojnë që nuk janë në opozitë”, tha Xhunga në A2 CNN.












