Ilir Meta ka marrë pjesë në Konventën e Partisë së Lirisë përmes një audio të lidhur live nga “burgu 3013”.
Për shkak se jemi në prag të fushatës, po dëgjojmë lloj-lloj premtimesh qesharake nga politikanët opozitarë me qëllim që të “thithin” ndonjë votë në zgjedhje. Edhe Ilir Meta u zotua nga burgu teksa deklaroi se sa të vijë në pushtet do t’i dhurojë 20 mijë euro çdo personi që nis të bëjë biznes të ri.
“Jam marrë peng nga Rama-Dumani për të grabitur një mandat të katërt. Qytetarët do i japin përgjigje kësaj bande, që po i lë pa atdhe. Partia e Lirisë ka 5 prioritete kyçe, që nga ai për 4 milionë shqiptarë plus. Ne do ta ndalojmë shpopullimin, duke ulur taksat dhe do të garantojmë kredi për çiftet e reja. Do garantojmë transport falas për pensionistët. Ne duam që Shqipëria të kthehet në fuqi prodhuese. Do të dhurojmë 20 mijë euro për çdo person që nis biznes të ri”, tha Meta.












