Pas Endrit Braimllarit, një tjetër zyrtar është larguar nga Partia e Lirisë e drejtuar nga Ilir Meta për t’iu bashkuar Partisë Socialiste para zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.
Bëhet fjalë për Klevi Pojana, i cili ka qenë anëtar i Kryesisë së Partisë së Lirisë, nënkryetari i Formut Rinor të Partisë së Lirisë dhe në zgjedhjet e kaluara parlamentare ka kandiduar edhe për deputet nën logon e LSI-së.
Largimin nga Partia e Lirisë e ka bërë me dije vetë Klevi Pojana, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njofton gjithashtu se është emëruar administrator i Njësisë Administrative Nr.8 në Bashkinë e Tiranës, duke u bërë pjesë e strukturave të qeverisjes vendore të drejtuar nga PS dhe Erion Veliaj.












