Sali Berisha do të paraqitet sërish të hënën në SPAK për të zbatuar masën e sigurimit “detyrim paraqitje” që i është vendosur nga Apeli i GJKKO.
Nesër, në orën 09.30 të mëngjesit, Berisha do të shkojë për t’u paraqitur në SPAK, por jo i vetëm pasi ai ka thirrur demokratët në protestë.
Pasi “mbrojti” SPAK-un nga socialistet e Veliajt, tashmë Sali Berisha do të zhvillojë protestën e radhës në Prokurorinë e Posaçme e cila është kthyer në “tabelë qitje” nga politikanët që deri dje ishin të paprekshëm.
“Te dashur miq. Nesër ditën e hënë ne ora 9:30 serish Kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha do jete ne dyert e SKAP. Ju lutem te mobilizojmë strukturat e degëve për te qene te gjithë aty. Ne orën 9:30 përpara selisë SKAP-it. Faleminderit!”, thuhet në mesazhin e PD.












