Në prag të fushatës, Sali Berisha ka vijuar premtimet e tij qesharake, jo vetëm për Shqipërinë por edhe në SHBA.
Berisha theksoi se kur të vijë në pushtet do të hapë konsullatë shqiptare në Miçigan në mirënjohje për ata që votuan presidentin Donald Trump.
“Ju garantoj se konsullatat, siç thashë edhe më parë, do të shumëfishohet numri i tyre dhe konkretisht Miçigani do ketë konsullatën shqiptare, edhe ndër të tjera, kontributin që ju dhatë në fitoren e presidentit Donald Trump. Tani ai kontribut i juaji dhe i qyteteve të tjera, do të jetë për PD-në dhe Shqipërinë”, tha Berisha.












