Në emisionin “Opinion” u diskutua në lidhje me koalicionin e Partisë Demokratike me 25 parti të tjera.
Belind Këlliçi u pyet nga gazetari Blendi Fevziu nëse selia blu është e paaftë që nuk ka arritur të thithë një frymë të re.
Sipas Këlliçit, PD-ja si forcë e madhe opozitare i ka shtrirë dorën çdo force politike. Këtu përmendi edhe partitë e reja që drejtohen nga Agron Shehaj, Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani. Por sipas tij, ata nuk kanë dëshiruar të bëhen pjesë e koalicionit.
“PD si forca më e madhe opozitare në vend ka për detyrë t’i shtrijë dorën çdo force politike opozitare. Ne i kemi shtrirë dorën çdo force politike që në 11 Maj do të largojë Ramën nga qeverisja. Edhe partitë që ju përmendët, edhe partinë e zotit Shehaj, edhe të Lapajt, edhe të Shabanit u është bërë ftesë zyrtare dhe janë bërë negociata zyrtare nga ana e PD-së. Nuk kanë dëshiruar që të bëhen pjesë e koalicionit. Ky nuk është një problem i PD-së”, tha Këlliçi.












